Wake Up/ Popullsia botërore në vitin 2050 do të shkojë në 10 miliardë

26/06/2019 12:59

Një raport i ri i OKB-së për rritjen e popullsisë botërore ka treguar se në vitin 2050 popullsia do të shkojë deri në 10 miliardë. Edhe pse me hapa të vegjël e me ritëm të ngadaltë popullsia botërore vazhdon të rritet.

Në vitin1927 ishim rreth 2 miliardë dhe deri në fund të shekullit 20-të kjo shifër shkoi deri në 6 miliardë. Aktualisht jemi rreth 7.7 miliardë, por parashikimet për 30 vjet tregojnë se në vitin 2050 do të arrijmë në 9.7 miliardë dhe të gjithë treguesit të lenë të kuptosh se në fund të shekullit, në vitin 2100, 11 miliardë njerëz do të ecin në Tokë. Në bazë të të dhënave demografike dhe sociale, si dhe skenareve të ekzaminuara nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara (DESA), ilustruar në një raport thelbësor në Nju Jork, thuhet se nëse arrijmë në këtë pikë populli duhet të stabilizohet dhe më pas të fillojë të ulet. Në këtë raport konfirmohet se popullsia botërore e 2019-ës po plaket. Nga ana tjetër ky raport thekson dallimet e thella midis rajoneve të ndryshme të planetit. Sipas projeksioneve të reja demografike, më shumë se gjysma e popullsisë pritet të rritet duke filluar nga tani e deri në vitin 2050, ku do të përqendrohet në 9 vende, si: India, Nigeria, Pakistani, Kongo, Etiopia, Tanzania, Indonezia, Egjipti dhe çuditërisht dhe rritja e popullsisë në Shtetet e Bashkuara mund të lidhet me stabilitetin ekonomik të vendit. Rreth vitit 2027, India duhet ta tejkalojë Kinën si popullsi. Studimi parashikon se shkalla globale e fertilitetit pritet të ulet nga 3.2 lindje për gra që ishte në vitin 1990 në 2.5 në 2019 ndërsa deri në vitin 2050 do të ulet edhe më tej, deri në 2.2 lindje. Është kjo baza që është vlerësuar për ngadalësimin e rritjes. Popullsitë me rritje më të shpejtë jetojnë në vendet më të varfra dhe kjo përfshin sfida të mëtejshme për të eliminuar varfërinë, për të arritur për të luftuar urinë dhe kequshqyerjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA