Wake Up/14-vjeçari shet ëmbëlsirat që gatuan për të realizuar ëndrrat e tij

26/06/2019 12:53

Një 14 vjeçar ka arritur të mbuloje shpenzimet e një udhëtimit të paharrueshëm në Disney Ëorld duke shitur ëmbëlsira që i gatuante vetë.

Isaiah Tuckett përgjatë një viti arriti të mbildhte 5000 dollarë që mbulonin kostot e udhëtimit për gjithë familjen e tij në Dysney Ëorld. Djaloshi 14 vjeçar tha se e mori këtë vendim 1 vit më parë paso gjithmonë kishte ëndërruar të shkonte të vizitonte Disney Ëorld. Por e vetmja gjë që dinte të bënte mirë ishte gatimi i ëmbëlsirave të shijshme, ndaj vendosi që të bëjë biznes me to. “Ai është rritur në kuzhinë. Gatuante që kur ishte 7 vjeç dhe tashmë pasioni i tij për gatimin e ëmbëlsirave është kthyer në një biznes të suksesshëm falë talentit të tij. “Nuk janë vetëm paratë që ai siguroi nga shitjet për këtë udhëtim është edhe koha dhe përkushtimi i tij duke gatuar ëmbëlsira për të arritur qëllimin e tij final”- tha nëna e tij Cheri. Ai ka punuar shumë duke gatuar torta dhe ëmbëlsira nga më të ndryshmet për raste ditëlindjesh, dasma, diplomime, etj, për të mbuluar kostot e udhëtimit të prindërve, vëllait, motrës me bashkëshortin dhe nipi 1-vjeçar me rastin e 14-vjetorit të tij të lindjes. Pas realizimit të kësaj ëndrre, adoleshenti i ka vënë një tjetër qëllim vetes; të shesë sa më shumë ëmbëlsira për të blerë makinën e ëndrrave të tij kur të mbushë moshën për të pasur një patentë; një kamionçinë të tipit “Ford” në ngjyrë blu.

Top Channel