Brenda bunkerëve luksozë të miliarderëve në Alpet Zvicerane, “kasafortat” sekrete 100 metra nën tokë Më shumë se 100 fëmijë emigrantë janë kthyer në një stacion kufitar në Teksas vetëm një ditë pasi u transferuan, thonë zyrtarët e kufirit të SHBA.
Pretendohet se qendrës i janë bërë disa ndryshime për përmirësimin e kushteve të saj. Gati 250 të mitur ishin lëvizur nga streha e mbipopulluar pasi avokatëve, që iu ishte lejuar hyrja nga një gjykatës, i panë kushtet e saj me sytë e tyre e thanë se fëmijët “ishin neglizhuar rëndë”.
Raporti tregoi se në plot raste, vetë fëmijët kujdeseshin për fëmijët e tjerë; kushtet sanitare ishin nën-standardet e duhura, dhe të miturit ishin të sëmurë, duke jetuar me tesha të ndotura e u jepeshin ushqime të prishura.
Në muajin qershor, zyra e Inspektorit të Përgjithshëm,- agjensia e mbikëqyrjes së brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare-, pati zbuluar probleme pastërtie dhe higjene gjatë një inspektimi të të katër qendrave të paraburgimit. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, një zyrtar i lartë CBP, agjensisë për mbrojtjen e doganave dhe kufijve, komisioneri John Sanders dha dorëheqjen.
Një juriste e departamentit amerikan të drejtësisë, Sarah Fabian sakaq ka ngjallur polemika të mëdha me pretendimet se këtyre fëmijëve nuk i nevojitet sapun apo pastë dhëmbësh.
Përgjigjen më të forte asaj ia dha gazetari amerikan Michael Scott Moore, i rrëmbyer në 2012-tën ndërsa raportonte në Somali i cili i tregoi se edhe terroristët i kishin dhënë pastë dhëmbësh e madje edhe dyshek, ndërsa raportohet se disa prej këtyre fëmijëve kanë fjetur në çimento.
Top Channel