Wake Up/ Lojërat Olimpike Evropiane, sportistët shqiptarë garojnë për medalje

25/06/2019 12:08

Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane të cilat zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë nga 21-30 qershor.

Janë 12 sportistë me të cilët ne përfaqësohemi në këto lojëra, konkretisht në 6 disiplina sportive si boks, çiklizëm, hark, xhudo, mundje dhe qitje.

Ekipi i boksit përfaqësohet nga Krenar Zeneli, Alban Beqiri, Arjon Kajoshi dhe Mikel Cullhaj.Ndërkohë në këto Lojëra përfaqësohet edhe Kosova ku vetëm dy ditë më parë xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg pasi triumfoi ndaj ruses Natalia Kuziutina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA