“Çfarë është MEK?”/ Ish-oficeri i CIA-s zbulon: U krijua në vitet ’60-të dhe tentoi të vriste ambasadorin amerikan në Iran, më pas u kthye në ‘aleat’…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë Melania Trump janë prekur thellësisht nga imazhet e fëmijëve që vijnë nga Gaza, ku duken se janë shumë në nënpeshë.
“Ajo mendon se ajo çfarë po ndodh në Gaza është e tmerrshme”, tha Trump për zonjën e parë.
“Ajo sheh të njëjtat fotografi që shihni ju, që shohim të gjithë ne. Është e tmerrshme kur sheh fëmijët në atë gjendje. Ata janë fëmijë që vuajnë nga uria”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte nga Skocia për në Uashington, DC.
Komentet e Trump vijnë vetëm një ditë pasi ai njoftoi planet që Shtetet e Bashkuara të krijojnë “qendra ushqimore” në Gaza dhe pasi kundërshtoi publikisht pretendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk ka uri në enklavë.
“Ata fëmijë duken shumë të uritur“, tha Trump të martën.
Top Channel