Romir Zalla: Komedia që i bën personat me aftësi ndryshe, optimistë

23/06/2019 18:09

I ftuar në “E Diell” për komedinë e tij më të fundit “Nuk dëgjoj, nuk flas, nuk shikoj” aktori Romir Zalla shpjegoi se kjo vepër përcjell një mesazh shumë të fortë për të gjithë personat më aftësi ndryshe.

“Edhe pse 3 personazhet e komedisë kanë secili nga një kufizim aftësie, sërish ata janë njerëz si të gjithë ne, që kanë të drejtën për të pasur ëndrrat e tyre, të bëjnë karrierë dhe të jenë të plotësuar” shpjegoi aktori i cili luan rolin e një djali që nuk dëgjon.

Ndër rolet më të spikatura në Portokalli ai veçoi “Stand Up”-et e kahershme të historive të tij me fëmijët ku ai veçoi si puntatën më të suksesshme që njerëzit e kanë pëlqyer shumë dhe ia përmendin edhe sot e kësaj dite, atë të drekës.

“Historia është e tillë që ne hanim jashtë familjarisht, fëmijët porosisnin gjithçka dhe nuk hëngrën asgjë, në fund i ha babi të gjitha sepse babi i paguante”- kujtoi me humor Zalla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA