Preu fustanin në minutë të fundit në festival, Anxhela Peristeri tregon arsyen

23/06/2019 16:55

Janë të shumtë personazhet e showbizit shqiptar që vuajnë nga fobi të ndryshme.

Në “E Diell” Anxhela Peristeri shpjegoi se fobitë e saj janë lartësitë dhe shkallët elektrike.
Në vitin 2015 kur ajo mori pjesë në “Kënga Magjike” në duetin e saj me Erik Lloshin “T`kam bërë të qash” i ka ndodhur një episod që i është dashur të bëjë një sakrificë.

“Mbaj mend që Joni Peçi më kishte qepur një fustan stil sirene të gjatë deri në fund të këmbëve dhe ka qenë skena që duhet të zbrisnim përmes shkallëve” kujton Anxhela.

Këngëtarja shpjegoi se edhe kur bënte prova me atlete ajo dridhej nga frika.

“3 orë para spektaklit, i them Jonit që unë me këtë fustan nuk zbres dot. Mora gërshëret, e preva fustanin dhe dola në skenë. Si përfundim atë natë, unë jam komentur si veshja me keqe e gjithë festivalit” tha Anxhela.

Po si reagoi Joni Peçi për veprimin e këngëtares që nga ana tjetër është dhe miku më i ngushtë i saj? “Mirë t`u bë se vetë deshe ta shkurtoje” pohoi duke qeshur Anxhela për ngjarjen e ndodhur plot 4 vite më parë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA