Scamp Vagabondi ishte fituesi i konkursit të sivjetshëm të “qenit më të shëmtuar në botë”, mbajtur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
17 qenushë shkelën tapetin e kuq të eventit, për të befasuar jurinë me pamjen e sjelljen e tyre. Konkurrenca ishte e fortë, por në fund, nuk pati dyshime. Më i shëmtuari nga të gjithë ishte Scampi, me sytë e dalë dhe qimet e shpurpurisura, të cilat nuk e kanë penguar megjithatë pronaren e tij, Yvone Morones që ta mbulonte me të puthura.
Yvone fitoi 1.500 dollarë kesh, 1.500 të tjera për t’iu dhuruar një strehe për kafshët dhe një trofe në përmasat e një Rottweileri.
“E gjeta në një strehë për qentë e braktisur, në Los Angeles dhe ishte në gjendje shumë të keqe, e kishin marrë nga rruga ku kishte pësuar shumë keqtrajtime. Ai meriton sot një vlerësim si të gjithë të tjerët”, është shprehur pronarja Morones.
Çmimin e dytë e mori Wild Thang, një pekinez me një gjuhë tepër të shëmtuar, dhe te tretin Tostito, nje Chihuahua me veshë të dëmtuar. Çdo vit, qen nga e gjithë Amerika marrin pjesë në këtë konkurs të veçantë, i cili synon gjithashtu të promovojë edhe vullnetin për adoptim.
Top Channel