Vidhte pasurinë e pacientëve, arrestohet psikiatria mashtruese

21/06/2019 12:57

Zholia Alemi, 56 vjeç, prej më shumë se 22 vitesh punonte si psikiatre duke trajtuar pacientë të ndryshëm, ndonëse në të vërtetë ajo nuk zotëron asnjë lloj diplome në këtë fushë.

Ajo ka përfituar nga pacientët me ҫrregullime të ndryshme të shëndetit mendor, duke iu marrë shuma të mëdha financiare. Psikiatria mashtruese pretendonte se kishte një një diplomë nga Universiteti i Auckland në Zelandën e Re, kur ajo erdhi për të punuar në Britani në vitin 1992.

Alemi arriti të hynte në Britaninë e Madhe përmes një skemë që kishte lehtësuar regjimin e kontrollit për mjekët nga vendet e Commonwealth-it. Në të vërtetë ajo kishte ngelur që në vitin e parë të universitetit, duke mos arritur kështu që të përfundojë ciklin 5 vjeçar të studimeve. Policia po e heton këtë rast duke u kthyer pas në kohë dhe duke kontaktuar me një pjese të atyre pacientëve që kanë patur të bëjnë me të vetëquajturën psikiatre.

Kjo nuk është hera e parë që 56 vjeçarja ka probleme me drejtësinë. Në tetor 2018, Alemi u dënua me pesë vite për falsifikim të vullnetit të një 84-vjeçari që vuante nga demenca duke pretenduar që të trashëgojë pasurinë prej 1.3 milion paund. Por atëherë ajo ia doli që t’i shpëtojnë burgut.

Ndërkohë tashmë janë zbuluar edhe shumë mashtrime të tjera të ngjashme, apo vjedhje të objekteve me vlerë nga banesat e “pacientëve” të saj.

Top Channel