Wake Up/ Klaudja Duro, vajza që luan me zjarrin tregon rreziqet e profesionit

20/06/2019 13:51

Ajo është vajza e parë shqiptare që realizon shfaqje dhe numra akrobatik me flakë, duke e shndërruar atë në vajzën që bën art me zjarrin.

Po flasim për artisten 29-vjeçare Klaudja Duro, e cila gjithnjë e më shumë realizon performanca të magjishme për publikun. Klaudja është artiste në Cirkun Kombëtar të Tiranës dhe i ka nisur akrobacitë me zjarr 12 vite më parë.

Kujtojmë se artistja e cirkut nuk është rastësisht pjesë e kësaj fushe, pasi e ka të trashëguar këtë pasion pikërisht nga e ëma e saj, Fitnete Duro.

Klaudja nuk është e fokusuar vetëm në performancat e zjarrit, pasi në cirk zotëron më shumë performanca të ajrit të cilat janë shumë të rrezikshme, të ekuilibrit, të xhongleres dhe prestigjiatores.

Top Channel