Shoferi ishte arrestuar në sy të kolegëve të tij, ishte mbajtur për 20 orë në burg dhe ishte detyruar të jepte kampionë të ADN-së intime, para se të lirohej pa asnjë akuzë.

Një 27-vjeçare që kishte dalë klubeve me shoqet, ishte kthyer në shtëpi me taksi. Por me të mbërritur kishte marrë policinë dhe kishte thënë se taksisti e kishte ndaluar makinën rrugës dhe e kishte përdhunuar.

“E pashë që nuk shkoi andej nga e kisha shtëpië. Po dridhesha. Ai e ndaloi makinën dhe erdhi drejt meje. Nisi të më shkaktojë shumë dhimbje që të kryente marrëdhënie me mua. Kisha shumë frikë dhe nuk e largoja nga trupi. Nuk kisha zë të bërtisja. Doja vetëm të mbaronte sa më shpejt”, kishte deklaruar vajza në polici.

Falë gjurmuesit satelitor në makinë, u vërtetua shumë shpejt që taksisti nuk kishte ndaluar fare, siç kishte thënë vajza, dhe as nuk kishte ndërruar kursin por e kishte çuar drejt e në shtëpi.

Policët thonë që po të mos kishte qenë për gjurmuesin, taksisti mund të kishte përfunduar në burg për shumë kohë. Vajza tani po gjykohet për kallëzim të rremë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel