Lufta me SHBA-në, Teherani kërcënon: Vendet shumë më të vogla nuk duhet të përfshihen, përndryshe… Me dhjetëra simpatizantë të opozitës kanë hyrë brenda ambienteve të Pallatit të sportit “Ferit Hysa”, duke nxjerrë nga aty materialet zgjedhore dhe më pas i kanë vënë flakën.
Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, bashkia e Matit ka ndërhyrë me policinë bashkiake dhe punonjësit e ndërmarrjes se shërbimeve per të liruar ambientet e pallatit të sportit “Ferit Hysa” ku ishte vendosur KZAZ 16.
Në mbështetje të tyre shkuan edhe qindra simpatizant të Partisë Demokratike, të cilët rreth orës 10 e 30 minuta nisen të thyenin derën e pallatit të sportit.
Fillimisht pati përplasje verbale mes protestuesve dhe policisë ndërsa më pas situata agravoi në përdorimin e dhunës. Protestuesit u përleshen me policinë e cila fillimisht përdori shkopat e gomës e me pas gaz lotsjellës e sprajt.
Turma u shpërnda për disa herë, por nuk u largua nga aty derisa më në fund arritën të shpërthenin derën, duke hyrë brenda ambientëve të pallatit të sportit.
Materialet u nxorën jashtë nga protestuesit dhe ju vendosën flakën.
Më pas protestuesit u shpërndanë ndërsa policia e rendit rrethoi vendin për të marrë provat.
Nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve njëri nga këta të fundit mbeti i plagosur rëndë dhe mësohet se është dërguar për Tiranë. Edhe në Bashkinë Klos pas konfliktit me policinë u thyen kompjurerat dhe u digjen materialet zgjedhore.
Në moment është hedhur edhe gazi lotsjellës, por kjo nuk i ka ndalur protestuesit që hyjnë brenda ambienteve dhe të rrëmbejnë materialet zgjedhor, e për t’i djegur më pas jashtë ato.
Top Channel