Përballja Shkëlzen Berisha-Taulant Balla, Gjykata rrëzon padinë për shpifje

19/06/2019 14:52

Gjykata ka rrëzuar padinë për shpifje të bërë nga Shkëlzen Berisha ndaj Taulant Ballës. Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha kishte depozituar padinë ndaj Ballës, pas akuzës së këtij të fundit se kishte kryer evazion fiskal.

“Gjykata vendosi të rrëzojë një kallëzim të bërë nga i biri i Sali berishës dhe do i kërkoja publikut të lexojë këtë vendim të gjykatës ku konfirmohet qartë se Shkëlzeni ka kryer evazion fiskal, madje nuk ka paguar detyrime tatimore të fitimeve marramendëse”, tha Balla.

Por Berisha doli përpara gazetarëve menjëherë pas kreut të Grupit Parlamentar të PS duke theksuar se “nuk është e vërtetë që gjykata arriti në përfundimin se unë kam detyrime.” Sipas Berishës, e gjendur nën presionin e mazhorancës, gjykata ka deklaruar se nuk ka tagrin të gjykojë çështjen.

Top Channel