Tragjedi në Australi/ Prindërit vrasin veten së bashku me dy fëmijët autikë, mesazhi që lanë në derë paralajmëronte policinë Komisioni Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit Ervin Bushati për ndryshimet në Kodin e procedurës Penale për krimet zgjedhore. Deputeti socialist ka kërkuar ashpërsimin e Kodit Penal, duke shtuar se personi që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratike, do t’i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet.
Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë., ku tha se nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral.
“Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament dhe se e gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve! Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Këta të fundit nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha Kryeministri.
Top Channel