Video/ Argjentina i mbijeton “makthit” të Kepit të Gjelbër, fiton mes vuajtjesh në shtesë pas një ndeshjeje të çmendur në Miami Dëmtimi që Daniel Craig mori në muajin maj gjatë xhirimeve të “Bond 25”, ishte i rëndë dhe shkaktoi mjaft shqetësim. Por aktori i famshëm duket se e ka marrë veten mjaft mirë dhe është gati të kthehet në shesh-xhirim.
Një foto në llogarinë e tij në Instagram e tregon duke u stërvitur në palestër, edhe pse këmben e ka ende me protezë mbrojtëse.
“Bond 25” duket nuk nisi me këmbë shumë të mbarë: në fillim Craig që e lëndoi keq kaviljen gjatë një skene aksion në Xhamajka e pastaj një figurant u plagos gjatë një skene shpërthimi, ta realizuar pranë studiove Pinewood në Angli.
Kasti i filmit të shumëpritur përfshin emra të rinj për këtë seri, si fituesi i çmimit Oskar, Rami Malek, që do të jetë personazhi kryesor negativ, ndërsa rikthehen Ben Whishaw, Lea Seydoux, Naomie Harris e Ralph Fiennes.
Raportet në shtypin e huaj tregojnë se “Bond 25”, i cili vjen me regji të Cary Fukunaga, do të ndjekë udhëtimin e agjentit më të famshëm të botes pas largimit të tij nga MI6. Miku i vjetër Felix Leiter kërkon ndihmën e tij për gjetjen e një shkencëtari të zhdukur dhe 007-ës do t’i duhet sigurisht, të kaloje nëpër peripeci e rreziqe të paimagjinueshme!
Top Channel