Parashikimi misterioz që ndikoi në jetën e Princeshë Dianës, po kërkonte një vend që niste me shkronjën “A” për një jetë të re me kirurgun pakistanez
Rrjeti social “Facebook” ka lançuar projektin më të ri “Libra”, ku kripto-monedhat do të përdoren për blerjet online si dhe marrje-dërgim parash.
Këtë mëngjes, “Facebook” lançoi se projekti i ri i quajtur “Libra”, do të jetë në bashkëpunim me një sërë kompanish teknologjike duke përfshirë këtu dhe “Facebook” së bashku me kompanitë e ndryshme si Visa dhe Mastercard.
Libra është e përafërt me “bitcoin” dhe “Ethereum” dhe ka të njëjtat pronësi anonimiteti dhe të njëjtin mbështetje në lidhje me kontratat dhe aplikacionet private.
Në teori është gjithçka në rregull me kripto-monedhat, madje në një mënyrë më të shpejtë dhe më të gjerë.
Disa ekspertë bëjnë me dije se kripto-monedhat të krijuara nga “Facebook” në bashkëpunim me “Libra” do të përdoren për të “spiunuar” ato që do të blihen, merren apo dërgohen në internet.
Top Channel