Ata ishin tre shokë, preh e një tundimi fatal që për pak sa nuk i mori jetën. James, Henry dhe Jack Maroney, tre të mbijetuar nga droga kanë vendosur të tregojnë historinë e tyre në një libër.

James Direda, një prej autorëve të librit thotë se nuk ka qenë e lehtë të luftosh djallin në këtë histori. Por ne e bëmë në një farë mënyre. E bëmë duke treguar historinë tonë në këtë libër. Sepse njerëzit kanë nevojë të kuptojnë sa komplekse kjo është.

Ti mund jesh i varur nga droga jo vetëm nga një faktor, por dhe të tjerë që përbëjnë fotografinë e plotë. Ndërsa shoku tjetër në këtë histori Jack Maroney thotë për Vitrina e Librit se kjo histori filloi ngadalë, shumë ngadalë. Kur fillova të bëhesha përdorues i drogës ndjeja se kisha nevojë për disa momente gëzimi. Por vetëm aq. Ato mbaronin shumë shpejt aty. Më pas nis tragjedia, vuajtjet që nuk janë vetëm personale por dhe familjare. Rrugëtimi i rikthimit pastaj është një odise tjetër.. shumë e gjatë dhe e vështirë.

Por ja ku jam tani dhe ia dola me shumë përpjekje por ia dola.

Në librin “Në lojë me djallin” gjenden tri histori njerëzore që zhvillohen në formë spiraleje. Një problem sjell një tjetër dhe akoma edhe më, një tjetër. James Direda: Ky libër sigurisht është dhe një provë tjetër që njeriu është një qenie e fortë duke i mbijetuar jetës në veçanti, rreziqeve që ajo mbart. Megjithatë kur ti vuan nga një sëmundje nuk vlen shumë sa i fortë ti je. Nëse ke kancer, nëse ke diabet ose ndonjë gjë tjetër si varësia ndaj drogës psh., të jesh i fortë të ndihmon por megjithatë nuk është gjithçka. Duhet të kesh vullnet të mirë për t’ia dalë gjërave.

Është sh. e rëndësishme të dëshirosh të ndryshosh por kjo s’do të thotë që ti nuk je sëmurë. Sepse duhet të bësh plot gjëra të tjera, të marrësh trajtimin, të kehs mbështetje, të kuptosh, dhe të mësosh. Sepse nëse nuk di, mund të jesh i fortë por nuk di se si të reagosh. Libri “Në lojë me djallin” rrëfen ngjarje që kanë lënë gjurmë në jetën e këtyre djemve dhe bashkëkohësve të tyre: mes joshjes, provave të para, dështimeve, pamundësisë për të siguruar para apo sukseseve të përkohshme, vdekjes së miqve, mbylljes nëpër qeli, e deri në ditët e vështira të rehabilitimit.

Në faqet e tij gjen njëherësh dhembshuri, humor e trishtim. Historia e tyre është e trishtë por rimëkëmbja dhe përpjekja për të mbijetuar është forca që lexuesin e ri e të cdo lloj moshe, e mbush me shpresë. Jack Maroney: Kjo është padyshim një histori që të ndryshon jetën. Ky libër është i tillë. të gjithë ata që kanë vullnet dhe dëshirë për tu përmirësuar jo vetëm në këtë situatë por dhe të tjera, sigurisht mund të shpresojnë në një jetë tjetër, edhe më të bukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA