Edhe Pjerin Ndreu në përgjime: Drejtori i shkollës të deklarojë votën për PS, ose të gjejë vrimë ku të futet

17/06/2019 16:43

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu është përfshirë në skandalet e dosjeve 184 dhe 339. Ish-deputeti socialist është një prej personave që është përgjuar teksa urdhëron që drejtorit të një shkolle t’i bëhet presion që të deklarojë votën për Partinë Socialiste ose të hënën “të gjejë vrimë e të futet”.

Personi me të cilin komunikon Ndreu, sipas gazetës Bild, që publikon përgjimet, është Drin Gjeçi, drejtor i Arsimit në Dibër.

Më parë u publikua një tjetër përgjim ku ishte i përfshirë ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

  Presionet ndaj mësuesve në Dibër: Vota të deklarohet haptas, mos të kemi llafe

  Damian Gjiknuri në përgjimet e ‘Bild’: Do të sjellë disa tipa problematikë

  Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e kryeministrit Rama

Biseda

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po, Pjerin, si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ja çon?

Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë.

Pjerin Ndreu: Bëji një telefon Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. T’i thotë shkollës të deklarojë votën hapur, se ato sms-të që çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në, ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Do flas unë tani me të.

Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Deklaroje votën për PS-në, aty. Të deklarojë votën hapur për PS-në, ndryshe të gjejë vrimë e të futet.

Drini Gjeçi: Rri pa merak se e mbuloj unë atë punë.

Top Channel