Wake Up/ Shkrimtari francez Jacques Baudouin: Hashim Thaçi, burrë shteti

14/06/2019 13:53

Jacques Baudouin është autor francez i disa romaneve dhe për shumë vite ka qenë pjese e kabineteve ministrore, kryesisht të Ministrisë së Jashtme. Së fundmi është botuar në shqip libri me titull “Lindja e një demokracie.

Hashim Thaçi dhe rruga drejt Kosovës së pavarur”, i cili që nga titulli kuptohet se ka në fokus historinë e Kosovës, që nga luftërat më të egra e deri në pavarësinë e saj. Një figurë kryesore e librit është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi, të cilin autori e ka njohur nga afër dhe ka përshkruar me detaje kontributin e tij për të krijuar shtetin kosovar.

Po ashtu, në libër renditen edhe një sërë figurash të tjera të rëndësishme jo vetëm nga Kosova por mbi të gjitha nga politika ndërkombëtare. Ky libër tregon se demokracia nuk është asnjëherë e fituar njëherë e mirë por ajo fitohet ditë për ditë siҫ e provojnë edhe krerët e shtetit kosovar. Sipas Baudouin Kosova vuan ende nga një problem i madh opinioni, një propagandë që përhap vazhdimisht lajme sa të rreme aq dhe të shpifura.

Ai nënvizon se Kosova si një shtet në ndërtim e sipër përballet me probleme si autoriteti i dobët i ligjit, nepotizmi dhe korrupsioni. Libri është botuar në vitin 2018 që përkon me 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe me 20 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot Kosova njihet nga 116 shtete dhe është anëtare e rreth 200 organizatave ndërkombëtare.

Top Channel