Strazimiri-Lleshajt: Dekreti i presidentit është në Fletoren Zyrtare

14/06/2019 14:01

Pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, paralamëroi arrestime ndaj atyre që dalin kundër Ramës në protesta, ka reaguar ish-deputeti i PD Gent Strazimiri përmes një statusi në “Facebook”.

Strazimiri i kujton ligjin Lleshajt, i cili parashikon që dekreti i Presidentit pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare është i detyrueshëm për të gjithë.

Postimi

Llesh!
Që ta dish ti, “Ai” dhe “subjektet zgjedhore”:
Kjo është “Fletorja Zyrtare” e Republikës së Shqipërisë!
Këtu botohen AKTET LIGJORE të Republikës, TË DETYRUESHME PËR ZBATIM së pari nga ti, “Ai” dhe pastaj nga “subjektet zgjedhore”!
Ti paguhesh që të sigurosh zbatimin e tyre, jo t’i sfidosh e as t’i kundërshtosh me shkrim a me gojë!
Meqenëse luan vazhdimisht “oficerin”, po ta them edhe “oficershe”: ky dekret i botuar zyrtarisht dhe ligjërisht në Fletoren Zyrtare, është “URDHRI” i REPUBLIKËS, është BETIMI, është “ATDHEU, NDERI, DETYRA”, të cilin deri në momentin që nuk e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, e ke TË DETYRUESHËM PËR ZBATIM!
Ndryshe shkel “BETIMIN” ndaj REPUBLIKËS, dhe pasojat ligjore të këtij veprimi ti i di vetë…
Hesapin që pastaj do kesh me popullin që ka lexuar dhe mban në dorë Fletoren Zyrtare, LIGJIN e REPUBLIKËS, s’ta bëj dot unë…
#në_mbrojtje_të_ligjit
#kundër_mafias
#jo_grushtit_të_shtetit

Top Channel