23 të proceduar ndër ta 7 janë arrestuar pas protestës së organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit kundër kryeministrit Rama, teksa ky i fundit do të zhvillonte edhe një takim elektoral në këtë qytet. Mësohet se mes të arrestuarve është kryetari i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, si edhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi.

Bëhet e ditur se policia e Librazhdit këtij qyteti bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Konkretisht janë arrestuar:
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD);
– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas);
– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)
– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi.
– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

Po kështu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 persona të tjerë.

“Arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike”, raporton Policia.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA