Surpriza e DigitAlb/ Kanalet HITS dhe Aksion me cilësinë High Definition

13/06/2019 15:57

Në një botë ku teknologjia ecën me hapa gjigantë, shumë shpejt, koncepti i një imazhi perfekt nuk mbeti thjesht një iluzion, por u transformua në garë me kohën. Konkurrenca e vazhdueshme mes kompanive dhe shteteve për të krijuar rezolucionin High-Definition u shtri në gjithë shekullin 20, ndërkohë që teknologjia televizive përmirësohej me sisteme e shpikje të reja.

Platforma DigitAlb e filloi rrugëtimin e saj drejt kësaj teknologjie atëherë kur shumë pak njerëz kishin dëgjuar të flitej për të. Në vitin 2007 erdhën kanalet e para në HD, duke i prezantuar abonentëve një platformë unike që ecte me hapin e risitë botërore.

Nën moton “jo thjesht sasi, por cilësi”, DigitAlb sot ka arritur potencialin e tij të plotë. Libraria që ofron çdo kanal është më e madhja dhe më e kompletuara ndër vite. Prandaj dhe sfida e DigitAlb me kohën ka qenë ofrimi i një teknologjie sa më të përparuar në cilësinë vizuale maksimale.

Sot me krenari platforma prezanton dy kanale ikonë që kanë ekzistuar që në gjenezën e saj, kanalet Hits dhe Aksion, të cilat nga data 15 qershor i ofrohen shikuesve në rezolucionin High Definition.

Filmat dhe realizimet më të fundit kinematografike, sagat më të bukura me heronj të një industrie që s’fle kurrë, vijnë më pastër se kurrë në ekranin e dy kanaleve më të ndjekur të platformës, duke sjellë kinemanë në familjet shqiptare, si një dhuratë për të gjithë abonentët për të festuar së bashku 15 vjetorin e krijimit të DigitAlb.

Top Channel