Bylykbashi tregon vendimin e 2003-shit: Pse dekreti i Metës nuk është akt administrativ

12/06/2019 21:42

Duke referuar dekretit të Ilir Metës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Oerd Bylykbashi, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka publikuar një vendim të vitit 2003 të Gjykatës së Lartë ku, sipas tij, është marrë në shqyrtim natyra e dekretit të presidentit, nëse është apo jo akt administrativ dhe a mund të goditet në gjykatë.

Sipas Bylykbashit, “përgjigja e vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë është e qartë dhe shteruese: Dekreti i Presidentit nuk është akt administrativ por është akt me natyrë juridiko-kushtetuese. Ai nxirret nga organi më i lartë në ushtrim të kompetencave kushtetuese.”

“Gjykata e Lartë urdhëron të gjitha gjykatat e tjera poshtë saj se “Dekretet e Presidentit të Republikës të nxjerra në bazë të kompetencave të tij kshtetuese nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor sepse vetë Kushtetuta e ka përjashtuar këtë mundësi.” Pikë! Sipas Gjykatës së Lartë , nuk mund të goditet në gjykatë as edhe një dekret individual me të cilin Presidenti emëron apo shkarkon një zyrtar, e aq më pak një dekret që rregullon miliona të drejta e detyrime individuale përgjate një procesi pregatitor zgjedhor apo edhe në ditën e zgjedhjeve”, shkruan Bylykbashi.

Bylykbashi thekson se Gjykata e Lartë ia ka prerë një herë e mirë rrugën kryeministrit që të shkojë në gjykata të zakonshme apo administrative.

“Me këtë vendim, KQZ e cila nuk është gjykatë, jo vetëm ka bërë një sharlatanizëm, por të katër anëtarët socialistë kanë kryer vepër penale”, shton ai.

Sipas demokratit, “sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese që të gjykojë kushtetutshmërinë e dekretit, Edi Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër: si Kryeministër, ka detyrimin kushtetues t’i bindet dekretit të Presidentit.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA