Meshkujt dhe femrat sipas Vatikanit, dokumenti që sfidon konceptet moderne për gjininë

11/06/2019 16:45

Vatikani lëshoi një dokument të ri i cili sfidon konceptet moderne të identitetit gjinor. Udhëzimi 31-faqësh mban titullin “Meshkuj dhe Femra që Ai i Krijoi.

Dokumenti flet për një “krizë arsimore” dhe thotë se debati aktual mund të “asgjësojë konceptin e natyrës” e të destabilizojë institucionin e familjes.

Ai u lëshua nga Kongregata për Edukimin Katolik si udhëzim mësimor për ata që punojnë me fëmijët, dhe ndonëse nuk është firmosur nga Papa, e citon atin e shenjtë.

Udhëzimi, që ka tërhequr menjëherë kritikat e komunitetit LGBT, bën thirrje për dialog, ndërsa jep nga ana tjetër orientim për një sërë temash, përfshirë komunitetin transgjinor.

Ai kritikon në mënyrë të veçantë të kuptuarit modern të gjinisë si më komplekse dhe jo si ndarje në dy.

“Teoritë aktuale largohen nga natyra”, thuhet në dokument, ku nënvizohet se institucionet duhet të mësojnë “natyrën e vërtetë të njerëzve” në bazë të “antropologjisë së qartë dhe bindëse”, ndonëse kërkohet që fëmijët dhe të rinjtë të mësohen të respektojnë çdo person, në mënyrë që askush të mos vuajë nga diskriminimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA