Wake Up/ Vëllezërit korçarë koncert në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti

10/06/2019 15:27

Vëllezërit korçarë kanë ndërmarrë një projekt sensibilizues lidhur me banorët e Korçës të cilët janë në kushte të vështira për shkak të tërmetit të ndodhur pak ditë më parë.

Ata kanë ftuar dhe shumë artistë të tjerë, jo vetëm këngëtarë në një koncert bamirësie i cili do të mbahet në 13 qershor tek sheshi pranë Katedrales.

“ART HUMAN PEOPLE” dhe “TË GJITHË PËR KORCËN” janë dy sloganet kryesore të kësaj fushate. Do të jenë rreth 15 artistë që do të performojnë si: Eli Fara, Gena, Devis Xherahu, Eneda Tarifa, Mateus Froku dhe shumë të tjerë.

Ndërkohë është hapur edhe një numër llogarie për të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë që të ndihmojnë. Nga tërmeti i datës 1 qershor shumë banesa mbetën të dëmtuara, veçanërisht në fshatin Floq.Top Channel është media partner në këtë koncert.

Top Channel