Data e zgjedhjeve, ambasadori i OSBE: Institucionet do të vendosin kush ka të drejtë

10/06/2019 15:10
osbe-Borchardt

Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, i është përgjigjur interesit të mediave për zhvillimet e fundit dhe anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Borchardt tha se anulimi i zgjedhjeve, çështje e brendshme dhe do vendosin institucionet se kush ka të drejtë.

“Ëshë çështje e parlamentit dhe e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet shqiptare do të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira ligjore. I sigurt që palët politike do të bëjnë më të mirën”, u shpreh ambasadori, i cili ka marrë pjesë në një ekspozitë kundër korrupsionit.

I pyetur se cili është qëndrimi i OSBE lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti, ai u përgjigj: “Kryetari i Radhës i OSBE-së bëri një deklaratë shumë të qartë për këtë javën e shkuar. Ai tha se vendosja e datës së zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë. Tani, është çështje e debatit të brendshëm. Kam besimin se institucionet shqiptare do të gjejnë një vendim të mençur se cila palë ka argumentin më të mirë ligjor”

Në një situatë ku kriza politike mund të përshkallëzohet, kreu i OSBE bë Tiranë ka një shprehet se: “I tërë komunitetit ndërkombëtar e ka deklaruar qartë se protestat dhe demonstratat janë një e drejtë demokratike; trazirat dhe dhuna zhvlerësojnë përgjegjësit e tyre dhe përgjegjës janë organizuesit. Ata janë përgjegjës për dhunën e organizuar”

I pyetur se si e shih procedurën e shkarkimit të presidentit të nisur nga maxhoranca të enjten e ardhshme? Ai tha “Sikurse thashë, vendimi u takon institucioneve shqiptare. Kjo është një çështje e parlamentit dhe, më pas, e Gjykatës Kushtetuese”

Për OSBE-në do të ketë zgjedhje më 30 qershor?

Gjithashtu ai nuk dha një përgjigje direkt për datën e zgjedhjeve, duke thënë se institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë.

“Këto janë çështje ligjore shumë, shumë të ndërlikuara, për të cilat ka shumë pikëpamje. Do ta shohim se çdo të ndodhë”, u shpreh Borchardt kur u pyet se si do të veprohet duke pasur parasysh që Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale.

Top Channel