Bob Marley dashuronte futbollin. Ish-menaxheri i tureve, njëkohësisht një ish-lojtar futbolli profesionist tregon për adhurimin që superylli i “Reggae”-s kishte për sportin.

Allan “Skill” Cole kujton sesi ai bënte stërvitje me këngëtarin, e luante madje edhe futboll nëpër turne.

“Ai ishte një fanatik futbolli, e dashuronte atë. Për të futbolli ishte si muzika”, thotë Allan Cole.

Për ish-menaxherin e tureve të këngëtarit, Marley nuk mund t’i ndante muzikën dhe futbollin, që ishin gjërat që ai donte më shumë në jetë.

“Ne stërviteshim bashkë mëngjeseve, bënim shumë vrapim dhe gjithçka tjetër. E vetmja gjë që atij nuk i pëlqente ishte të shkonim në palestër”, tregon ish-menaxheri i Marleyt.

Madje, ish-menaxheri i tij kujton se Bob Marley ndihej më mirë në rolin e mbrojtësit. “Nëse ai do të luante me një ekip, – thotë Cole, – do të preferonte të ishte mbrojtës, sepse ai nuk kishte frikë. Ai adhuronte të përballej me kundërshtarin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA