Veliaj: Ja si do shndërrohet Parku Rinia në një hapësirë të jashtëzakonshme

05/06/2019 22:22

Një tjetër projekt që do të kthehet në një nga vendet më tërheqëse në Tiranë do jetë edhe ai risistemimin e Parkut Rinia.

Kandidati socialistë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj nga Njesia 2, ku vijoi fushatën e tij elektorale theksoi se Parku Rinia do të kthehet gjithashtu në një park të jashtëzakonshëm.

“Nuk është prekur me dorë që nga dora e Edi Ramës, pra që nga koha kur u hoqën kioskat. Imagjinoni iu ka ngelë atyre ora tek kjo, se përderisa thonë 97-a, i ka marrë malli për kioskat aty. Për bar “Krokodili”, ka qenë njëri. Më falnin disko “Krokodili”. Duket sikur po bëj reklamë për ata që kanë ikur, por duam që edhe ai të kthehet. Pra shpëtoi parku, por tani duhet që të investojmë, edhe aty të ketë një kënd lojërash, të ketë një minihapësirë që njerëzit të takohen, që të mund të bëhet ndonjë shfaqje, si një miniamfiteatër. Mezi pres”, tha Veliaj.

Top Channel