Fatmiri ishte njeri i punës, i thjeshtë, i shërbente komunitetit duke i qëndruar afër në çdo problem. Dhe me këtë modestinë e tij, ai arriti të ishte gjithnjë deputet, për tre mandate rresht.

“Kujtoj në një rast, më ftoi në zonën e tij elektorale, shkova dhe i them ku do shkojmë? Do vish me mua thotë, në një vend të mirë, Vendi i mirë për Fatmirin ishte rruga më e keqe e zonës së tij elektorale, unë isha zv.Kryeministër e më tha, hë, a duhet të rrijë rruga kështu”, tregon Namik Dokle, ish-deputet i PS-së.

“Kisha një problem me zonën time elektorale që duhej që prefekti i Fierit, i mazhorancës mos e firmoste, e takova me Xhindin, i tha du fjalë, që edhe pse është i PD-së, nuk ta kërkon ai, por Fatmir Xhindi. Nuk fola asnjë fjalë, realizova atë për të cilën kisha shkuar nëpërmjet Xhindit”, tregon Myslim Murrizi.

“Të padrejtën nuk e duronte, por ama, siç e kam konstatuar, kishte një tipar që kur shikonte që tjetri kishte të drejtë, Fatmiri tërhiqej me dashamirësi”, tregon Namik Dokle.

Deri në ditën e fundit të jetës, Fatmir Xhindi nuk u largua kurrë nga vendlindja. Udhëtimet e tij drejt Tiranës ishin vetëm në ditët e seancave plenare dhe mbledhjeve në komisionet parlamentare.

“Mbaj mend këtë shqetësimin e Fatmirit kur zgjatej ose stërzgjatej ndonjë seancë, kishte një shqetëism, i thoja çke, pse se mbyllim thoshte, gjithë këto llafe. Po ti çke, po duhet të iki se kam takim nesër me elektoratin”, tregon Namik Dokle, ish deputet i PS-së.

“Tipologji deputeti që nuk ekzisotn më në Kuvendin e Shqipërisë sot dhe për fat të keq është në shumicën dërrmuese, deputetë që shkëputen nga zona, e përdorin zonën për të ardhur në Tiranë”, thotë Erjon Braçe, zv.Kryeministër.

Kostumi i deputetit, për Xhindin ishte një detyrë për zonën dhe jo privilegj personal. Ai vraponte të takonte çdo ditë njerëz, të diskutonte me ta, të dëgjonte problemet dhe tu jepte zgjidhje me aq sa kishte mundësi.

“Fatmir Xhindi nuk e bënte politikën në sallën e parlamentit, për të politika nuk fillonte aty, as te shkallët e kryemisnitrisë, as të presidenca, për të fillonte te pragu i çdo shtëpie të atyre njerëzve që kishin votuar”, tregon Namik Dokle, ish deputet i PS-së.

Kohën e lirë, Fatmir Xhindi e shfrytëzonte si bujk në fshatin e lindjes, në Kurjan, ku kishte disa dynymë tokë të përfituara me ligjin 7501. Lidhja me fshatin, kishte ndikuar te Xhindi që të ishte një prej deputetëve më aktivë në Parlament kur vinte puna tek shqetësimet e fermerëve.

Top Channel