Moderatorja e njohur, Arbnora Ademaj, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth përfshirjes në kinematografinë turke, lajm që pak ditë më parë qarkulloi në të gjitha mediat.

Ish-Miss Kosova tregoi se propozimi nga produksioni turk i erdhi në mënyrë të rastësishme, madje në fillim as vetë nuk e besonte që po i ndodhte realisht.

“Ka ndodhur një takim i rastësishëm, ju kam pëlqyer si fytyrë, e kemi menduar të jemi pjesë e disa filmave, disa projekteve që ata kanë në realizim e sipër. Ata sigurisht e kanë kërkuar një femër, e cila ka ndikim në media, edhe në rrjetet sociale, në pjesën e Ballkanit. Për mua ka qenë me thënë të drejtën e pabesueshme, kam menduar që ndoshta s’ është e vërtetë. Nuk është se e kam pretenduar apo pritur”, tha Arbnora.

Bukuroshja 30 vjeçare zbuloi se në film do të ketë rolin e një vajze që ka probleme me të folurin, rol ky që do e ndihmojë tepër, pasi ajo ende nuk e ka perfeksionuar gjuhën turke.

Ajo tregoi se shumë  shpejt do të shkojë në Turqi për bisedime të mëtejshme, pasi edhe xhirimet pritet të fillojnë nga fundi i muajit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA