Franca në shok pas natës së kaosit/ Bashki të djegura, trazira pranë Pallatit Elize/ Macron përballet me një tërmet politik 19/10 07:18
Diktatori i Koresë se Veriut ka mbetur i pakënaqur me paradën e fundit të gjimnastëve, të organizuara para lojërave popullore.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kritikuar hapur një nga spektaklet më të rëndësishme të propagandës së vendit.
Sipas mediave shtetërore, Kim “kritikoi seriozisht” lojërat për “frymën e gabuar të krijimit dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të punës”.
Ai kishte kërkuar në fillim të këtij viti një qasje të re për propagandën.
Koreja e Veriut po përgatitet për më shumë izolim ekonomik dhe ideologjik, pasi bisedimet e SHBA po zvarriten.
Top Channel