Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot përgjimet të reja telefonike mes kryebashkiakut Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të “Avdylajve” në Shijak.

Përgjimet:

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako:Hehe, ça bone?

Avdylaj:Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj:Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla

Dako: Thuaji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart

Avdylaj: Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?….

Avdylaj: Po, Vath Alla është këtu me mu…rejtpërdrejt. E kam k’tu, live, n’tavolonë. Po na ngjon tani.

Dako: E po mirë takohemi n’Durrës atëherë

Avdylaj: JO, do takohemi atje. E kemi lanë orarin atje vllai, maroi. Do takojmë atje nga dreka s’sbon. Le t’marojm një cikë punë me Anin kt’u, po presim Anin se ‘po shkoj te Bashkia’, tha ai. Mirë, po pres vallin k’tu tek hipoteka.

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj: Hajde, t’du fort vllai

Video: https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-einfluss-62397012.bild.html

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA