Muaji i mjaltit kthehet në tragjedi, ky është çifti britanik që humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit privat në ishullin grek
Në një testim të aftësive të tyre zvarritëse, 25 foshnje morën pjesë në kampionatin e 20 të përvitshëm në Lituani për bebet, në kryeqytetin Vilnius.
Të gjithë të moshës nga 7 muajsh deri në 1 vjeç, bebet konkurruan në një trajektore të mbuluar me tapet 5 metra të gjatë, me prindërit që i prisnin dhe thërrisnin nga vija e “finish”-it, të “armatosur” me kafshë pellushi dhe biskota, telekomanda televizori apo telefona celularë.
Disa garues, teksa ecnin këmbadorazi humbën terren, pavarësisht se në fillim kryesonin, pasi thjesht menduan të uleshin afër vijës së “finish”-it dhe të shikonin përreth, ndërkohë që të tjerë nuk mundën as të kalonin vijën e nisjes.
Fituesi i garës së këtij viti ishte Ignas Dovidaitis, që do ta festojë ditëlindjen e tij të parë pas dy javësh.
Top Channel