Një ngjarje me pasojë vdekjen është shënuar këtë të martë në lagjen “Kryengritja”, Fier.

Burime nga Top Channel, raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një kabine elektrike, ku dyshohet se shtetasin me inicialet V.P, e ka zënë korenti.

Viktima me inicialet V.P, 45-vjeç, banues në Kuman Fier, është gjendur i vdekur dhe nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ku ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel