Javier Botet vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike. Ai ka krahë dhe këmbë shumë të gjata dhe është teje mase i dobët.

Pavarësisht kësaj i riu ka mundur që problemin shëndetësor ta shohë me pozitivet, duke u bërë një yll kinemaje. Botet luan filma horror dhe nuk ka nevojë për make-up, që të futet në rol.

Botet u diagnostikua me sindromën Marfan, kur ishte 6 vjeç. Sindroma Marfan është një sëmundje gjenetike e indit lidhor. Të dhënat epidemiologjike tregojnë se 1 në 5000 individë është i prekur nga kjo sëmundje. Personat me sindromën Marfan mund të diagnostikohen me anë të studimit gjenetik kur lokalizohet një mutacion në kromozomin 15, ndërsa kromozome të tjera mund të pësojnë një mutacion sporadik.

Tani  është bërë një emër shumë familjar për prodhimet e filmave horror në Hollivud si: Slender Man, Crooked Man , Faceless Man (The Crucifixion), Keyface, Mama e të tjerë.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel