U vu nën hetim nga SPAK, Rama për Myzyrin: Njeriut që transformoi KPP iu hodh baltë dhe deshën ta shkatërronin, në fund doli pa faj 11/05 12:31
Los Anxhelosi është qyteti prej ku burojnë shumë nga filmat e Hollivudit, dhe ku jetojnë yjet e pasur të SHBA-ve, në vila nga më të mrekullueshmet.
Por zona e varfër e qytetit, e quajtur “Skid Rou”, ku njerëzit jetojnë në tenda e rrugët rrinë të mbushura me plehra, sa vjen e zgjerohet. Kushtet higjienike kanë shkuar aq keq sa ka rënë dhe epidemi tifoje mes policëve, rajoni i të cilëve është i rrethuar nga tendat.
Sipas ekspertëve, kjo vjen për shkak se bashkia e qytetit ka vendosur të mos kufizojë sendet që mund të zotërojnë të pastrehët që rrinë me tenda. Kjo ka bërë që ata të zgjerohen, duke krijuar një pamje të shëmtuar fare pranë qendrës së qytetit të superyjeve.
Top Channel