Një adoleshente gjeni ka një IQ më të lartë se Einstein dhe Stephen Hawking por ajo dëshiron vetëm që të jetë një popstar kur ajo rritet.
Suryanshi Ranjan, në moshën 4 vjeçare po fliste dy gjuhë, lexonte rrjedhshëm dhe luante shah me të rriturit.
Ajo është bashkuar në radhët e skuadrës globale të personave me koefiçent të lartë inteligjence. Testi i inteligjencës zbuloi se ajo e kishte koefiçentin 162, më të lartin në botë deri tani.
70% e njerëzve e kanë koefiҫentin nga 85-115. Më pak se 3% e kanë mbi 130. Personat që e kanë mbi 140 konsiderohen si gjeni. Suri ka lindur në Mumbai dhe është rritur në Ëest Bengal. Aktualisht është nxënëse në shkollën “Lady Eleanor Holles” në Hampton, në jug të Londrës. Ajo kurrë nuk ka pasur dëshirë që të luajë më kukulla barbi por preferonte të merrej me biseda intelektuale si të rriturit.
Fizikanti i njohur Albert Einstein dhe shkencëtari Stephen Hawking e kanë pasur koefiçentin e inteligjencës 160, pra dy pikë më pak sesa Sury. Ajo mund të bëhet një shkencëtare ose matematiciene e njohur por ëndrra e saj është që të jetë një popstar dhe të bëjë karrierë si këngëtare në të gjithë botën.
Idhulli i saj është Adele.
Top Channel