Nga Walter Isaacson

Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit.

Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë. “Walter Isaacson ka paraqitur Ajnshtajnin e vërtetë. Me një stil të rrjedhshëm dhe një vëmendje të mprehtë ndaj detajeve dhe saktësisë shkencore, Isaacson na çon në një udhëtim ngjitës përmes jetës, mendjes dhe shkencës së burrit që na ndryshoi këndvështrimin mbi universin”. —Brian Greene, pedagog i fizikës në Columbia University, dhe autor i librit The Fabric of the Cosmos

“Ky është një libër i shkëlqyer intelektual. Duke thurur me mjeshtëri arritjet shkencore revolucionare të Ajnshtajnit, iniciativat e tij të shumta politike, jetën e ndërlikuar personale, si dhe personalitetin mahnitës, Isaacson e ka kthyer transformuesin e shekullit të njëzetë, në një fener për shekullin e njëzetenjë”. —Martin J. Sherwin, bashkautor i American Prometheus, fitues i Çmimit Pulitzer në vitin 2006 për biografi.

“Një libër tërheqës … Këto janë disa nga idetë më të rëndësishme të së gjithë shkencës dhe … Isaacson … i paraqet me gjallëri dhe mendjehollësi”. —Corey S. Powell, The New York Times Book Review

“I thellë, gjithëpërfshirës, i dhembshur”. —John Updike, The New Yorker

WALTER ISAACSON, CEO i Aspen Institute, ka qenë president i CNN dhe kryeredaktor i revistës Time. Ai është autor i librave Steve Jobs, Benjamin Franklin: An American Life, dhe Kissinger: A Biography, Leonardo da Vinci si dhe është bashkautor me Evan Thomas, i librit The Wise Men: Six Friends and the World They Made.
Skeda e librit
Shtëpia botuese MINERVA
Viti i botimit 2019
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha e leximit mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Iva Gjoni
I ri 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA