Nga modele në Iran ka përfunduar e pastrehë në Paris. 29-vjeçarja Negin Ahm nuk ka pasur një jetë të lehtë. E lindur në Teheran në një familje që nuk e donte regjimin, me babain inxhinier dhe nënën mësuese të jogës, Negin u rrit pa një edukim fetar, duke qenë më afër Perëndimit sesa parimeve të Republikës Islamike.

“Në Iran mund të pozosh për foto mode, vetëm se unë nuk u tregova e kujdesshme”, rrëfen ajo.

Vajza u rebelua ndaj gardianëve të virtytit, siç i quan, dhe me gati 120 mijë ndjekës në Instagram ishte e pashmangshme tërheqja e vëmendjes së regjimit, në një vend ku gratë nuk kanë të drejtën as të dalin në rrugë pa mbuluar kokën.

Arriti t’i shpëtonte policisë duke u arratisur në Stamboll, por edhe atje – nga sa pohon, – nuk i donin shumë vajzat me tatuazhe në shpinë.

Sot është në Paris në pritje të statusit të refugjatit dhe i kalon netët në rrugë, te ndonjë i panjohur apo në parkingje. Burokracitë e gjata për qëndrim të ligjshëm në Francë e pengojnë që të punojë si modele, megjithatë shpreson që dokumentet të mbërrijnë sa më shpejt.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA