“Luftë” kundër narkotikëve, 3 vite masakër në Filipine
31/05/2019 16:08
Mijëra njerëz janë vrarë dhe trupat e tyre të gjymtuar e janë lënë në mes të rrugës prej muajit maj të 2016-s kur Presidenti Rodrigo Duterte fitoi zgjedhjet me premtimin se do të zhdukte drogën brenda 6 muajsh nga shoqëria edhe sikur të ishte i detyruar të vriste dhjetëra mijëra kriminelë.
Por teksa kanë kaluar 3 vite nga marrja e detyrës nga Duterte, raportohen se më tepër se 27 mijë persona janë vrarë nën regjimin e tij.
Nga fillimi i kësaj masakre, anti-narkotikë dhe grupe për të drejtat e njerëzve përreth globit i janë drejtuar të mërkurën OKB-së që të dënojë masat ekstreme të Duterte në luftën ndaj drogës, por nuk ia kanë dalë.
Top Channel