Wake Up/ Digitalb në 15 vjetorin e tij vjen me “Super 15”, turneu i futbollit që bën bashkë trevat shqiptare

30/05/2019 12:04

Këtë verë Digitalb feston 15 vjetorin e krijimit. Kompania lider në fushën e medias ka nisur prej kohësh festimet me koncerte dhe oferta të shumta.

Si një nga ekranet që mbërthen përpara vetes shikuesit dhe ndjekësit e futbollit, nuk ka sesi të mungojë një turne simbolik i sportit më magjik në botë. Nga data 1 deri me 23 qershor do të zhvillohet turneu i futbollit “Super 15” me skuadra nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Ekipe të grupmoshës 15 vjeç, po aq sa edhe vetë Digitalb do të garojnë për të fituar këtë turne. Pjesëmarrja do të jetë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Turneu do të nisë në Elbasan me datë 1 qershor në orën 10 të paradites dhe do të kulmojë me finalet me 23 qershor tek kodrat e Liqenit Artificial.

Top Channel