Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën shqiptare se po bën çmos për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Opozita është e vendosur për të bërë çmos për të bllokuar hapjen e negociatave”, tha Rama në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Më herët gjatë emisionit, Rama tha se për negociatat janë plotësuar kushtet teknike, por është Këshilli Evropian që duhet të marrë vendimin përfundimtar duke vlerësuar, siç u shpreh ai, mbi subjektivitetin politik legjitim.

Rama komentoi edhe trajtimin e shqiptarëve si një faktor problematik në trafikun e drogës në Holandë, duke theksuar se shifrat e autoriteteve atje tregojnë një panoramë krejt ndryshe.

“Siç kemi ne këtu dojen 339, ata atje kanë shqiptarët. Ne nuk mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë shqiptarët atje, por mbajmë përgjegjësi  çfarë ndodh këtu”, u shpreh Rama.

Top Channel