Wake Up/ Redi Jupi rrëfen për herë të parë arsyen e angazhimit në politikë

29/05/2019 12:06

Të pasionuarit pas sportit kanë tashmë prej një viti një alternativë profesionale në kryeqytet, për t’u stërvitur dhe për të ushtruar futbollin duke filluar nga moshat më të vogla: “Football Republic”, e drejtuar nga Redi Jupi, ish-lojtar i Dinamos, Tiranës dhe Kombëtares, tashmë opinionist sportiv dhe kandidat për këshillin bashkiak.

I ftuar në “Wake Up”, Redi Jupi foli për herë të parë edhe për vendimin që ka ndërmarrë për t’u bërë pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës.

Ai tha se karriera e gjatë që ka mbi supe është një nga shtysat për t’iu futur politikës e për të ndikuar në zhvillimin e sportit.

Top Channel