Nëse shohim faqet e historisë, e kuptojmë se sa shumë ka ndikuar teknologjia dhe shpikjet e njeriut për të ndryshuar çdo gjë, që nga mënyra se si vishemi, se si dukemi, e deri te sjelljet.

Shpikjet e reja në teknologjinë e komunikimit dhe të transportit kanë sjellë ndryshime të mëdha në jetën tonë.

Por këto shpikje nuk kanë ardhur menjëherë. Ato janë zhvilluar shkallë-shkallë, të frymëzuara nga modele fillestare që shumë vetave në atë kohë mund t’u jenë dukur çmenduri të padobishme.

Këto janë shpikjet e para që ndryshuan rrënjësisht makinat dhe që ndikuan mënyrën se si lëvizim sot, hap pas hapi.

FOTO GALERI
1/8
Makina e parë me benzinë. Më 3 korrik të vitit 1886, Karl Benz paraqiti “Motorvagen”, makinën e parë që ecte me benzinë. Në atë kohë kishte vetëm tri rrota, një motor 954 kubik, dhe arrinte 18 kilometra në orë, me 0.8 kuaj fuqi. Dy vite më pas, gruaja e tij, Bertha, bëri udhëtimin më të gjatë me atë makinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA