“Çlirohet” busti i “Vojo Kushit” nga ndërtimet pa leje te Selvia

29/05/2019 20:47

Në këto katër vite Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të posaçme edhe kujdesit për monumentet e figurave të rëndësishme që kanë kontribuar për çlirimin e atdheut.

Pas vendosjes së bustit të “Ali Demit”, Bashkia e Tiranës ka çliruar nga ndërtimet pa leje edhe bustin e heroit tjetër “Vojo Kushi” te ish-trekëndëshi i Selvisë, ku deri në dhjetor gëlonin llotot dhe bastet.

Ndërkaq, këto nisma të Bashkisë së Tiranës për vlerësimin e figurave të njohura që kanë sakrifikuar edhe jetën për atdheun, ka hasur në kundërshtinë e LSI dhe të PD-së, të cilët kanë dalë hapur kundër çlirimit nga ndërtimet pa leje.

Heroizmit të Vojo Kushit populli i ka kushtuar këngë, vjersha, libra, dhe shumë breza janë rritur duke e pasur trimin Vojo, si shembull të djaloshit të ri idealist që sakrifikoi edhe jetën për atdheun.

Top Channel