Policia greke në kërkim të 22-vjeçarit shqiptar, u arratis mbrëmë nga burgu i Avlonas

28/05/2019 13:29

Një shqiptar dhe një sirian, janë arratisur nga burgu i të miturve në Avlona, 70 km në veri të Athinës.

Albano Xhezari, 22 vjeç, mësohet se është emri i shqiptarit të arratisur gjatë mbrëmjes së kaluar në momentin që në burgun e te miturve po bëheshin punime për shtrimin e kabllove te reja elektrike.

Dy të dënuarit, 22 vjeçari shqiptar, i akuzuar si anëtar i një bande grabitësish dhe shtetasi sirian i akuzuar për vjedhje, kaluan nëpërmjet një muri, prej të cilit ishin hequr telat me gjemba për shkak të punimeve, dhe pasi u hodhën jashtë rrethimit, u larguan me shpejtësi.

Një gardian i ndodhur në vend, u godit dhe u kërcënua prej dy të arratisurve.

22-vjeçari Albano Xhezari, ka qenë i pranishëm gjatë ekzekutimit të Arben Bakos në burgun Koridhalos, por ndaj tij nuk ishin ngritur akuza shtesë, pasi prej ekzaminimit të videos së ekzekutimit të Bakos, nuk rezulton se 22 vjeçari të ketë goditur viktimën.

Xhezari dyshohet se bënte pjesë në bandën e Klodian Lekocaj ne burgun Koridhalos, ndaj edhe u transferua ne burgun e sigurisë së ulët në Avlona.

Autoritet thane se kanë nisur një operacion per arrestimin e dy të arratisurve.

Top Channel