Dy lagje të reja në kryeqytet marrin zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm

28/05/2019 18:22

Banorët e rrugës “Fortuzi” të cilët deri më sot vuanin nga mungesa e ujit të pijshëm nuk do ta kenë më këtë problem.

Grupet e punës së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës kanë mundësuar lidhje të reja me rrjetin e ujësjellësit për të gjithë banorët të cilëve u mungonte një shërbim i tillë. Tashmë ata jo vetëm do të kenë furnizim normal me ujë të pijshëm, por edhe një shërbim cilësor në çdo rast problematike.

Grupet e UKT-së kanë ndërhyrë të zgjidhin edhe problematikat në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Preng Bibë Doda”. Specialistët e ujësjellësit kanë riparuar të gjitha saraçineskat e dëmtuara për shkak të presioneve gjatë furnizimit me ujë duke bërë të mundur që qytetarët të mos vuajnë nga mungesa e ujit.

Grupet e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës janë gjithmonë në dispozicion të qytetarëve për çdo problematikë apo ankesë që ata mund të kenë.

Top Channel