“Të kuqtë” “pushtojnë” Tiranën. Tifozët e Partizanit, në shesh për titullin kampion (Foto)

26/05/2019 19:31

Tifozët e Partizanit kanë pushtuar Tiranën, pasi skuadra e tyre ngriti pak çaste më parë trofeun e kampionit në kampionatin shqiptar të futbollit.

Nga stadiumi “Selman Stërmasi”, ku edhe u zhvillua ndeshja e parafundit e këtij sezoni me Kukësin, e përfunduar në barazim 1-1, festa e “demave të kuq” është zhvendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Nën një atmosferë tejet të gëzueshme dhe ekzaltuese, tifozeria e kuqe e kryeqytetit dhe jo vetëm, feston titullin kampion të elitës së futbollit shqiptar, trofe ky që i mungonte prej 26 vitesh.

Më herët gjatë kësaj të diele u luajtën edhe ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit të sezonit. Tirana ka në duar fatet e saj, por në 90 minutat e fundit do të duhet të masë forcat me Flamurtarin e impenjuar fuqishëm për një vend në kupat e Europës.

FOTO GALERI
13/72

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA