Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori, gjithçka ndodhi pas sherrit banal
Ai është jo vetëm nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës “live”, por edhe ndër më të kërkuarit nëpër dasma. E kur kërkesat për të qenë pjesë e gëzimeve familjare janë të shumta, edhe situatat e çuditshme janë pjesë e tyre.
Kështu i ka ndodhur Genës, teksa ka performuar në një dasmë në Tetovë.
“Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar specialë”, tregon Gena.
“Në vrap e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati veglat. Teksa përgatiteshim, merrnim dhe shumë duartoktritje nga salla, që njëkohësisht thërrisnin emrin tim. U gëzova sepse normalisht e ndieva veten të vlerësuar”, kujton këngëtari.
“Pasi mbarova këngën e parë dhe nis të dytën, i them grupit muzikor që këndoi para meje për emrin e të zotit të shtëpisë, nëse quhej Agron”.
– Jo, – më tha ai. – Agroni e ka dasmën nga ana tjetër.
“Aty kuptova që kisha ngatërruar dasmën dhe ata më mirëkuptuan”, përmbylli me të qeshura këtë episod të sikletshëm Gena.
Top Channel