Menjëherë pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, në terren kanë zbritur punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë normalizuar situatën duke rikthyer rregullin dhe pastërtinë.
Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste mbeten shenjat e një kaosi sikurse janë shishet e ujit, një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara si dhe shashka që hidhen.
Por, siç shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.
“Faleminderit kolegëve, qyteti xixë sërish. Tirana back to normal”, shkruan Veliaj në Twitter.
Top Channel